Sociale 28 June 2024, 11:40 Nga VNA

Pas 9 muajsh vonesë INSTAT publikon të dhënat e Censit, 420 mijë shqiptarë më pak në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Pas 9 muajsh vonesë INSTAT publikon të dhënat e Censit, 420

Pas 9 muajve që nga përfundimi i procesit të regjistrimit, INSTAT ka vendosur të bëj publik të dhënat e Censusit. Sipas rezultateve të INSTAT, në Shqipëri jetojnë 2.402.113 banorë.

Në krahasim me të dhënat e Censit të popullsisë dhe banesave të vitit 2011, ku popullsia ishte 2,831,741 banorë, rezulton se Shqipëria është tkurrur me 420 mijë shqiptarë.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, tha se censi vlerësoi në territorin shqiptar më datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, nga 1 082 529 banesa të zakonshme, 11% e tyre rezultojnë bosh.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme