Sociale 24 June 2024, 15:07 Nga VNA

RTSH/ Alfred Peza dhe Leka Bungo përplasen në Komisionin e Medias

Ndaje në Whatsapp
RTSH/ Alfred Peza dhe Leka Bungo përplasen në Komisionin e Medias

Në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është raportuar për veprimtarinë 1-vjeçare të televizionit publik.

Mes tensionesh drejtori i RTSH, Alfred Peza dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo kanë lexuar raportet ku për dështimet fajësuan njëri tjetrin.

Peza deklaroi se kur ka marrë drejtimin e RTSH-së e ka gjetur televizionin në zero, deklaratë që solli debat me Bungon.

Kjo deklaratë sipas Bungos është jashtë llogjike, por për fat është e incizuar, duke fajësuar Pezën dhe për pushimin e njerëzve nga puna.

Debati

Peza: Si 3 vjet?

Bungo: Po, po, 3 vjet!

Peza: Unë nuk thashë fare.

Bungo: E përmende tani, e ke të incizuar. Ktheje mbrapsht!

Peza: Po ktheje pra, ktheje?!

Bungo: Ktheje mbrapsht! E ke të incizuar, siç ke të incizuar atë kur të kam thënë mos pusho njerëz nga puna se do fitojnë gjyqet e ti më ke thënë zero. Ti ke thënë s’ka fituar asnjë, unë po të jap dy emra që kanë fituar, njëri 30 milionë, tjetri 26 milionë.

Evis Kushi: Zoti Bungo faleminderit, po ia jap fjalën relatores.

Bungo: Atëherë Këshilli Drejtues paska qenë kot, erdhi ky të na shpëtojë ne?!

Peza: Jo, jo.

Bungo: Lëre humorin, si ai që bëhet Miss Shqipëria në Peqin! Lëre humorin!

Peza: Zoti kryetar, Miss Shqipëria mund të bëhet edhe në Elbasan…

Bungo: Jo po në Peqin nuk bëhet.

Peza: Zoti kryetar, ju jeni dhe racist…

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme