Sociale 21 June 2024, 08:35 Nga VNA

Rastësi ose jo 3 kryeministrat socialistë të Shqipërisë janë divorcuar nga bashkëshortet e tyre.

Ndaje në Whatsapp
Rastësi ose jo 3 kryeministrat socialistë të Shqipërisë

Ilir Meta është politikani i tretë që është ulur në karrigen e kryeministrit që bën bujë mediatike për divorcin me Monika Kryemadhin.

Në një kohë kur ishte ende tabu siparin e hapi Fatos Nano ne divorcin pas 27 vitesh me bashkëshorten Rexhina Nano. Si Ilir Meta edhe ish kryeministri socialist e lajmëroi divorcin e tij në një intervistë televizive.

Edi Rama gjithashtu është divorcuar dy herë zyrtarisht nga bashkëshortet e tij. Veç martesave zyrtare, kryeministri aktual ka patur dhe lidhje të gjata siç ishte ajo me Rudina Magjistarin, ndarja me të cilën u pasua me martesën me Linda Ramën.

Për çudi Ilir Meta dhe Fatos Nano i dhanë fund martesave të tyre pas 27-28 vitesh, në të njëjtën formë por me ndryshimin se Fatos Nano u rimartua shumë shpejt me Xhoanën. Për Ilir Metën mbetet të presim a do e ndjekë rrugën e ish kryeministrit të preferuar të socialistëve.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme