Sociale 19 June 2024, 08:58 Nga VNA

Turistët nxisin kërkesën, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore

Ndaje në Whatsapp
Turistët nxisin kërkesën, por po rriten importet e ushqimeve me

Importet në sasi u rritën me 15.5 për qind në 5 mujorin e parë të vitit, ky ishte niveli më e lartë në 6 vitet e fundit sugjerojë të dhënat zyrtare. Të dhëna me të detajuara sugjerojnë se importet po rriten nga zhvillimet në turizëm dhe nga reduktimi i prodhimit vendas.

Sasitë e ushqimeve të importuara u rriten me 20.5 % në 5-mujor rritja e tyre vijoi edhe në maj pavarësisht se me ritme më të zbutura se në 4-mujorin e parë. Zhvillimet në tregtinë e jashtme po tregojnë se sektori i turizmit nuk po ndikon pozitivisht në prodhimin vendas, pasi një pjesë e mirë e vlerave monetare po ikën sërish jashtë vendit për importin e lëndës së parë.

Turizmi është në shans i mirë për bujqësinë nëse konsumi i tij lidhet me prodhimin vendas. Drejtuesit e njësive të agro-turizmit në vend vënë në dukje se oferta ushqimore ndaj turistëve duhet të jetë me prodhim vendas, pasi edhe kërkesa e tyre është e tillë. Turistët ndër të tjera kërkojnë receta tradicionale të bazuara në prodhim vendas. Por është e qartë se me zhvillimet aktuale në bujqësi, prodhimet tona nuk arrijnë të përmbushin kërkesën e turistëve, duke bërë që këta të fundit të bëhen shkak për rritjen e importeve.

Gjatë vitit të kaluar teksa importet e ushqimeve në sasi u rriten me 10 % eksportet qëndruan në vendnumëro, nga rritjet dyshifrore përgjatë dekadës. Për shkak të humbjeve që po vijnë nga nënçmimi i euros dhe rritja e kostove të prodhimit shumë biznese më profil prodhimi janë duke kaluar në import. Pavarësisht se efekti në ekonominë e vendit nuk është pozitiv për kompanitë, importi është më i lehtë se prodhimi. E njëjta xhiro realizohet e shumë pak punonjës dhe me kosto shumë të ulëta. Xhiroja e një prodhuesi me 100 punonjës realizohet nga importues me jo më shumë se 10-15 punonjës.

Shqipërisë ju deshën gati dy dekada për të konsoliduar markën “Made in Albania”, e cila po shkatërrohet shumë më shpejt se sa u ngrit. Në janar-maj 2024 edhe grupet e tjera që kishin lidhje me sektorin e turizmit kanë pësuar rritje të mëdha. Prodhimet e kashtës dhe ato me kallam që kryesisht përdoren nga njësitë akomoduese në bregdet pësuan rritje vjetore me mbi 150% në 5 -mujor gjithashtu anijet dhe varkat lundruese u rriten ne 100 % në sasi. Gjithashtu furnitura që ka për qëllim hotelerinë, mobile, krevate dyshekë etj u rriten me rreth 40%.

Marrë nga Monitor

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme