Sociale 2 July 2024, 23:23 Nga VNA

Skandali i Onkologjikut/ Pacientja përballet me mjeken: Më detyruat ta bëj operacionin në privat!

Ndaje në Whatsapp
Skandali i Onkologjikut/ Pacientja përballet me mjeken: Më detyruat ta

Mjekja e pezulluar e përfshirë në skandalin e ndodhur tek Onkologjiku në QSUT, Alketa Pere është përballur live me një nga pacientet e saj.

Më poshtë pjesë nga debati në Top Story:

Fatmira Vata: Kur kam shkuar në atë spital, jam përball me doktoreshën e kam thënë edhe në pasdite, jam ndjerë e poshtëruar në atë spital sapo kam shkelur veç gjendjes psikologjike të rënduar, ishte një roje që ishte i pirë që nuk të linte të hyje, na thonin rrini në pllaka në radhë, më kanë thënë sallën e kemi në  konstruksion, më është thënë nuk e kemi ilaçin, kam shkuar tek private kur jam ankuar më është dhënë mundësia të bëj tre kimio pasi jam ankuar, kam arritur të bëjë radioterapinë, kam takuar mjeken dhe më tha do të mjekohesh 5 vite, u mbusha me njolla të kuqe, shkova i them mjekes nuk ngrinte kokën të më shikonte, i thash këto shqetësime, unë tani jam mirë me shëndet.

Alketa Pere: E kujtoj rastin e Fatmira Vatës.

Fatmira Vata: Më kanë detyruar këta ta bëj operacionin në privat, kam shkuar vetë dhe më thoshin e ke agresiv kancerin. Nuk më tha thënë njeri.

Alketa Pere: E kam mjekuar me një dashuri të pakufishme ka qenë një nga pacientet që e ka pasur të vështirë për shkak të shtetit.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme