Sociale 3 July 2024, 22:54 Nga VNA

Botuesi i Kadaresë i përgjigjet sërish shefit të Urgjencës: Shqetësohu për ambulancat pa pajisje, jo për deklaratat mediatike

Ndaje në Whatsapp
Botuesi i Kadaresë i përgjigjet sërish shefit të

Botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare, Bujar Hudhri i është përgjigjur sërish shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, për ndihmën e shpejtë në ditën kur Ismail Kadare ndërroi jetë.

I ftuar në emisionin "Top Story", Hudhri është shprehur se tregoi çfarë ndodhi atë ditë të trishtuar kur e pa të shtrirë Kadarenë, në mes të trafikut të Tiranës. Ndërsa Bratajt i thotë që do ishte mirë të shqetësohej për ambulancat të jenë më të pajisura, sesa për deklaratat mediatike.

“Fola s’isha në rradhë, unë po rrëfeja se çfarë ndodhi atë ditë të trishtuar kur e pashë të shtrirë, s’bëra qamet, ambulanca, vajta tek vendi i shoferit i cili gjithë rrugës ankohej nuk hap njeri rrugën, sirena vazhdonte, zotëria i urgjencës që qenka shqetësuar aq shumë do të bënte mirë të mos filmonte në varrim me kamera direkte. Se kisha as për sistemin shëndetësor, nuk jam as për të marrë gradë, ishte shqetësim që ambulancat të jenë më të pajisura. Dikur isha në siklet dhe ta dija që ai po më shikonte, por qenka më në siklet”

Miku dhe botuesi i shkrimtarit Kadare, tha sot se ambulanca që e transportoi nuk kishte mjetet e duhura për t’i dhënë ndihmën Ismail Kadaresë i cili kishte pësuar një arrest kardiak.  Jo vetëm kaq, por ai denoncoi edhe trafikun në Tiranë, që u bë shkak për dërgimin e tij me vonesë te urgjenca e QSUT.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme