Sociale 6 July 2024, 11:36 Nga VNA

Vendi ku stërvitet ekipi i atletikës shndërrohet në panair paninesh.

Ndaje në Whatsapp
Vendi ku stërvitet ekipi i atletikës shndërrohet në panair

E vetmja pistë ku sportistë profesionistë dhe amatorë vrapojnë në Tiranë është ajo që ndodhet në Parkun e Liqenit Artificial. Prej disa ditësh, pista është bërë e papërdorshme për shkak të një koncerti që po organizon Bashkia e Tiranës. Pemët në krah janë prerë, në mes të pistës janë ngritur çadra të posaçme ku prezantuesja e famshme Arbana Osmani do të shesë paninet e saj po aq të famshme.

Tiranës i nevojiten padyshim aktivitete kulturore, koncerte dhe gjëra të ngjashme. Por si mundet që i vetmi vend ku stërvitet dhe ekipi kombëtar i atletikës të shndërrohet në panair paninesh?! Si ka mundësi që ai pak gjelbërim që po kafshohet çdo ditë në të vetmin park të kalojë kaq pa vëmendje nga Bashkia që është dhe organizatore e eventit? Ajo që dihet me siguri është që VIP-at tanë kanë ndjeshmëri zero për fenomene të tilla. Mjafton ti bëjnë shërbimin e radhës pushtetit dhe xhepit të tyre!

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme