Sociale 6 July 2024, 14:10 Nga VNA

Bashkia ofron skuterë 20 lekë për minutë, në Europë dhe vende të zhvilluara konsiderohen të paligjshme.

Ndaje në Whatsapp
Bashkia ofron skuterë 20 lekë për minutë, në

Janë 500 skuterë të rinj, që Bashkia e Tiranës ka shpërndarë kryesisht në kryqëzimet kryesore të qytetit, për të gjithë qytetarët që duan të lëvizin me një mjet ekologjik. Në prezantimin e projektit, nuk mund të mungonte Erion Veliaj që mbi një skuter këshilloi që përdorimi i skuterave të bëhet duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Marrja e skuterave do të jetë 20 lekë për minutë.

Por shumë kryeqytete kanë marrë masa për ndalimin e skuterave pasi konsiderohen të rrezikshëm dhe burim aksidenti. Parisi ka qenë i pari kryeqytet që në mars te vitit të kaluar vendosi ndalimin e përdorimit të skuterave elektrikë. Masa shtrënguese ka marrë dhe Britania e Madhe ndërsa në Maltë janë të ndaluara rreptësisht.

Mungesa e legjislacionit rrugor për përdorimin e tyre, trafiku i rënduar në Tiranë apo dhe rrugët e amortizuara e bëjnë të rrezikshme përdorimin e skuterave elektrikë. Mjetet që nuk emetojnë gazra në ajër janë të favorizuara të përdoren për lëvizjen në qytetet e mëdha, por rregullat dhe mundësitë duhet të jenë në propocion të drejtë me realitetin. Dhe sigurisht jo me propagandën.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme