Sociale 10 January 2025, 11:13 Nga VNA

Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë konfirmon katër vatra të infektuara, situata nën kontroll

Ndaje në Whatsapp
Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë konfirmon katër

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se aktualisht janë identifikuar katër vatra të gripit të shpendëve në vend: Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe së fundmi në Lagunën e Karavastasë, e konfirmuar më 9 janar 2025. Sipas Ministrisë, situata është nën kontroll dhe po monitorohet vazhdimisht nga strukturat përkatëse në qendër dhe rajone.

Në njoftimin e saj, Ministria ka bërë thirrje për vigjilencë nga fermerët dhe qytetarët, duke i ftuar të bashkëpunojnë me autoritetet për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Rëndësi e veçantë u është kushtuar masave të biosigurisë, të cilat janë thelbësore për parandalimin e gripit të shpendëve.

Sëmundja e Influencës Aviare është një infeksion me përhapje globale dhe e pranishme edhe në vende të tjera, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve. Këto shtete, përfshirë Shqipërinë, zbatojnë programe të rrepta kontrolli dhe mbikëqyrjeje.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme