Kronika 10 August 2026, 11:44 Nga VNA

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet motori i autorëve – dyshohet se njëri prej tyre u shtir si klient para ngjarjes

Ndaje në Whatsapp
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet motori i autorëve

 

Policia e Tiranës dhe efektivët e Komisariatit nr. 5 vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes së një argjendarie në Paskuqan, ngjarje e ndodhur më 5 gusht.

Në kuadër të kërkimeve, policia ka mundur të gjejë motorin që dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë grabitjes. Mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sigurimin e provave të tjera që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe lokalizimin e personave të përfshirë në ngjarje.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët kanë përdorur rrugicat periferike të Kamzës për të mbërritur në zonë, duke shmangur rrugët kryesore. Të njëjtin itinerar dyshohet se kanë ndjekur edhe gjatë largimit pas grabitjes.

Një tjetër pistë që po verifikohet nga hetuesit është ajo e përgatitjes paraprake të grabitjes. Dyshohet se njëri prej autorëve mund të ketë shkuar në argjendari si klient disa ditë përpara ngjarjes.

Sipas dyshimeve, autorët kishin dijeni të hollësishme për ambientet e biznesit dhe vendin ku mbaheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderueshme, çka ka ngritur dyshime se grabitja mund të ketë qenë e planifikuar më herët.

Hetuesit nuk përjashtojnë gjithashtu mundësinë që dy autorët të kenë pasur bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët mund t’i kenë ndihmuar para ose pas grabitjes.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave përgjegjës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme