Kronika 20 August 2026, 13:38 Nga VNA

Goditën shefin e Krimeve të Sarandës te “Orange”, gjykata lë në burg 6 persona

Ndaje në Whatsapp
Goditën shefin e Krimeve të Sarandës te “Orange”,

Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë persona, pasi dyshohet se goditën shefin e krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri për të shuar një sherr tek Orange. Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuza “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim. 

Prokuroria e Sarandës njofton se hetimet mbi procedimin penal nr. 594, datë 17.08.2026, nisën pasi më datë 16.08.2026, në orët e para të mëngjesit Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, shtetasi Mateo Bakalli, ndërhyri për neutralizimin e një konflikti mes punonjësve të sigurisë së klub “Orange”, Sarandë, të cilët ishin duke goditur disa shtetas. 

Pavarësisht se ky shtetas kur u afrua u prezantua se ishte Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ai u godit nga punonjësit e sigurisë së klub Orange.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme