Kronika 19 August 2026, 21:16 Nga VNA

Goditja e Shefit të Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në burg të arrestuarit

Ndaje në Whatsapp
Goditja e Shefit të Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e arrestuar pas konfliktit të ndodhur në lokalin “Orange” në Sarandë, ku u dhunua për shkak të detyrës Shefi i Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Sarandës, Mateo Bakalli.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, në ambientet e lokalit, ku disa persona, mes tyre edhe pjesëtarë të sigurisë, ishin përfshirë në një konflikt dhe po dhunonin disa qytetarë.

Në këto rrethana, Mateo Bakalli është prezantuar si Shefi i Krimeve dhe ka ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë personave që po dhunoheshin. Gjatë ndërhyrjes, ai është sulmuar dhe goditur nga disa prej personave të përfshirë në konflikt.

Pas arrestimeve, të ndaluarit dolën përpara Gjykatës për caktimin e masave të sigurisë. Gjyqtari i gatshëm Shkëlzen Licaj vendosi mbajtjen në fuqi të masës së sigurisë, ndërsa Prokuroria, e përfaqësuar nga prokurorja Hava Memko, kërkoi që të ndaluarit të qëndronin në burg.

Në pranga janë vënë Marjo Katiraj, 35 vjeç; Elgent Ndoj, 38 vjeç; Faik Hoxha, 35 vjeç; Indrit Cullhaj, 34 vjeç; Ardit Kasemi, 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr; dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç.

Ndërkohë, Pjetër Doçi, 28 vjeç, është shpallur në kërkim.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për katër bodigardët, ndërsa janë lënë në fuqi masat e sigurisë edhe për personat e tjerë të arrestuar në lidhje me konfliktin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme