Kronika 19 August 2026, 16:34 Nga VNA

Aksident me mjete lundruese në Koman, disa të lënduar

Ndaje në Whatsapp
Aksident me mjete lundruese në Koman, disa të lënduar

Një aksident me mjete lundruese është regjistruar në Liqenin e Komanit, ku pas përplasjes disa persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas burimeve paraprake, të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë dhe kanë dalë vetë në breg, ndërsa më pas janë nisur drejt Spitalit të Shkodrës për trajtim mjekësor.

Mësohet se personat e lënduar kanë kryesisht dëmtime në krahë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të tyre kanë dalë banorë të zonës dhe persona me varka, të cilët kanë asistuar në transportimin e të lënduarve. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme