Kronika 18 August 2026, 13:42 Nga VNA

Policia ngatërron viktimën e vrasjes në Ksamil, e raportoi si francez, por rezulton portugez

Ndaje në Whatsapp
Policia ngatërron viktimën e vrasjes në Ksamil, e raportoi si

Policia ka ngatërruar identitetin dhe shtetësinë e të riut që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Ksamil.

Fillimisht, viktima u raportua zyrtarisht si një shtetas francez me inicialet M. M., por disa orë më vonë rezultoi se bëhej fjalë për një tjetër person.

Pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, Policia bëri të ditur se viktima është shtetasi portugez L. V., i datëlindjes 27 shtator 2005.

Në njoftimin e dytë, Policia argumenton se ngatërrimi erdhi për shkak se në momentet e para pas ngjarjes identifikimi ishte bërë mbi bazën e të dhënave paraprake të disponueshme.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe te dy shtetasit turq, në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, teksa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme