Kronika 18 August 2026, 10:03 Nga VNA

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, dyshohet se sherri me Sokrat Vatën nisi për një vajzë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, dyshohet se sherri me Sokrat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën pasi u godit me thikë 20-vjeçari francez Miguel Mendes.

Policia ka dyshime se konflikti që përfundoi me vrasjen e të riut mund të ketë nisur pas një sherri për një vajzë.

Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari për vrasjen është Sokrat Vata, i cili dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë fatale.

Vata mësohet se ishte punonjës i “Principote”.Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar, ndërsa Policia ka ngritur postblloqe dhe po kryen kontrolle me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Vata rezulton një emër i njohur më parë për drejtësinë britanike. Në shtator të vitit 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi atë me 5 vite burg. 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme