Kronika 17 August 2026, 16:10 Nga VNA

Aksident në Unazën e Madhe pranë Farkës, përplasen dy kamionë, njëri transportonte fadromë

Ndaje në Whatsapp
Aksident në Unazën e Madhe pranë Farkës, përplasen dy

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës, ku janë përfshirë dy kamionë. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej mjeteve është tip karrotrec dhe transportonte një fadromë.

Nga përplasja, mjetet kanë përfunduar të përmbysura në mes të rrugës, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullim. Nga vendi i ngjarjes raportohet se dyshohet që një person të ketë mbetur i plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Informacionet janë paraprake dhe pritet të ketë të dhëna të tjera në vijim.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme