Kronika 16 August 2026, 13:59 Nga VNA

Arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari, i akuzuar se urdhëroi vrasjen e Devi Kasmit

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari, i akuzuar se urdhëroi vrasjen e

Arrestohet në Rumani, Aurel Hoxhallari, që urdhëroi vrasjen e Devi Kasmit.
Hoxhallari, i dënuar me burgim përjetë, ishte në kërkim ndërkombëtar prej 7 vitesh. Si ekzekutor veproi ish-oficeri i forcave speciale greke Efthimio Eftimiu që është dënuar me burgim të përjetshëm.
Kasmi u vra për motive hakmarrjeje pasi kishte tentuar të vriste me eksploziv Domart Konjarin, një boss droge që kërkohej nga Franca.

Njoftimi për arrestimin

Në Rumani, autoritetet rumune kanë bërë arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. H., 49 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi A. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Më datë 29.01.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, dyshohet se shtetasi A. H., në bashkëpunim me një shtetas grek dhe shtetas të tjerë, të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar D. K.

Në banesat e tyre, Policia sekuestroi 9 armë zjarri, 130 kg lëndë narkotike (kanabis), si dhe një numër të madh bimësh kanabisi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë dhe rumunë, vijon veprimet për finalizimin e procedurave për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme