Kronika 15 August 2026, 14:03 Nga VNA

Çahet kanali vaditës “Naum Panxhi”, uji dhe inertet bllokojnë aksin Elbasan-Cërrik

Ndaje në Whatsapp

fgvdfgfgv.PNG

Aksi rrugor Elbasan–Cërrik, në afërsi të fshatit Kuqan, vijon të jetë i bllokuar prej rreth tri orësh, pas shembjes së një segmenti rreth 20 metra të gjatë të një kanali vaditës.

Si pasojë e dëmtimit të kanalit, uji ka dalë nga shtrati dhe ka marrë me vete sasi të konsiderueshme dheu dhe inertesh nga kodrat përreth. Uji dhe materialet kanë përfunduar në trupin e rrugës, duke vështirësuar fillimisht dhe më pas duke ndërprerë plotësisht qarkullimin e automjeteve.

Bllokimi ka krijuar probleme të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin Elbasan–Cërrik, ndërsa qarkullimi në segmentin e prekur vijon të jetë i ndërprerë.

Ende nuk është përcaktuar shkaku i shembjes së kanalit. Mbetet për t’u verifikuar nëse dëmtimi ka ardhur si pasojë e amortizimit të strukturës apo faktorëve të tjerë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme