Kronika 13 August 2026, 18:36 Nga VNA

Sherr mes bashkëshortëve në Durrës, 43-vjeçari godet gruan me thikë në kokë

Ndaje në Whatsapp

sdfddfvv.jpg

Një konflikt në familje ka përfunduar me dy persona të plagosur pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen nr. 14, ku 43-vjeçari Xhevat Lala dyshohet se, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren Adelina Lala, e ka goditur atë në kokë me thikë.

Gjatë përplasjes mes çiftit është dëmtuar edhe 43-vjeçari, ndërsa të dy bashkëshortët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme