Kronika 13 August 2026, 13:06 Nga VNA

Zjarret në Mallakastër, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen: Zjarrfikësit luftojnë flakët me lopata e kazma

Ndaje në Whatsapp

fdvfvdvf.png

Situata nga zjarret vijon të mbetet problematike në Mallakastër, ku forcat në terren po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve në masivin pyjor Lofkënd–Ngraçije.

Pamjet nga zona tregojnë vështirësitë me të cilat po përballen ekipet e angazhuara në operacion. Për shkak të terrenit të thyer malor, depërtimi i mjeteve zjarrfikëse është i pamundur në disa prej vatrave të zjarrit.

Në këto kushte, dhjetëra efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe punonjës të Emergjencave Civile po ndërhyjnë me mjete rrethanore, lopata dhe kazma, për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Operacioni vijon pa ndërprerje, ndërsa terreni i vështirë mbetet një nga pengesat kryesore për vënien nën kontroll të flakëve.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme