Kronika 12 August 2026, 20:48 Nga VNA

Zjarret përfshijnë disa qarqe, evakuime në Krujë dhe helikopterë në aksion pranë banesave në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

scdsd.webp

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Priskës së Madhe, në fshatin Daias të Tiranës.

I favorizuar nga era e fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën. Vatrat riaktivizohen herë pas here, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve që ndodhen në terren.

Në operacion është angazhuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore, i cili po hedh ujë pranë banesave për të shmangur përhapjen e flakëve. Deri më tani nuk raportohen probleme për banesat, pasi zona e përfshirë është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.

Situata është rënduar edhe në fshatin Abazë të Krujës, ku bashkia ka urdhëruar evakuimin e banorëve për shkak të rrezikut që flakët, të ndihmuara nga era, të afrohen pranë banesave. Në vendngjarje po punojnë dhjetëra forca zjarrfikëse dhe helikopterë.

Ndërkohë, zjarri vijon prej ditësh edhe në Lurë të Dibrës, ku janë djegur sipërfaqe të mëdha. Mbi 20 efektivë të emergjencave civile, së bashku me banorët, po punojnë për shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

Deri në orën 17:00, në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë janë raportuar 10 vatra aktive zjarri.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme