Kronika 11 August 2026, 19:49 Nga VNA

Sulmi me thikë ndaj Denis Vasos, Prokuroria sekuestron librat e hyrje-daljeve në burg. Verifikim elementëve të sigurisë në IEVP

Ndaje në Whatsapp
Sulmi me thikë ndaj Denis Vasos, Prokuroria sekuestron librat e

Pas sulmit me një thikë të improvizuar ndaj Denis Vasos alias Brajovic në burgun e Fierit, prokuroria në kuadër të hetimit ka sekuestruar librat e hyrje-daljeve në IEVP. Hetuesit janë duke analizuar me kujdes takimet e të paraburgosurve të përfshirë në ngjarje, Aldo Gjini e Jurgen Zoto, të cilët dyshohet se e sulmuan Vason për llogari të Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të grupit kriminal Bajri, pjesë e të cilit është dhe shënjestra. Të gjithë personat që kanë marrë takim me Gjinin e Zoton, si dhe me Denis Vason alias Brajovic do të pyeten nga hetuesit.

Paralelisht janë marrë kamerat e burgut, për të parë të gjitha lëvizjet e palëve dhe sjellja e zyrtarëve të burgut, por edhe efektivëve të planifikuar për të garantuar sigurinë në regjimin e brendshëm. 8 prej tyre janë përjashtuar dhe po hetohen për shpërdorim detyre.

Jurgen Zoto në praninë e Aldo Gjinit sulmoi Vason me thikë të improvizuar. Gjatë përleshjes të dy mbetën të plagosur dhe morën ndihmë në spital.

Pas kësaj ngjarjeje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke analizuar të gjitha elementet e sigurisë në burgun e Fierit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme