Kronika 13 August 2026, 13:56 Nga VNA

Aksident në Poliçan/ Makina del nga rruga, plagosen tre anëtarë të një familjeje

Ndaje në Whatsapp

dsdccdsdc.jpg

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë”, ku tre anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur.

Automjeti tip “Toyota Yaris”, me targa AC 173 AI, ka dalë nga rruga gjatë marrjes së një kthese dhe ka përfunduar në kanalin kullues anësor.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur Veiz Shermalli, 60 vjeç, Rabushe Shermalli, 78 vjeçe dhe Liljana Shermalli, 58 vjeçe, të tre banues në fshatin Vodicë të Bashkisë Poliçan. Mësohet se automjeti drejtohej nga 58-vjeçarja.

Të plagosurit u transportuan në Spitalin Rajonal të Beratit, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore. Për shkak të frakturave të pësuara, 78-vjeçarja Rabushe Shermalli është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Grupi hetimor i Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se automjeti mund të ketë rrëshqitur gjatë marrjes së kthesës, ndërsa rrethanat e plota mbeten objekt hetimi.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme