Kronika 14 August 2026, 19:17 Nga VNA

Babai akuzohet për vrasjen e Renis Dobrës, i biri arrestohet për doza kokaine

Ndaje në Whatsapp

sdcsdsdcdc.PNG

Teksa Petrit Hoxha, alias Cakraj, dëshmitar okular i vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998, po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, i biri, Siciljan Cakraj, është vënë në pranga pak ditë më parë nga Forcat e Posaçme Operacionale.

Gjatë një aksioni të Operacionales për kontrollin e kontingjenteve, Cakraj është kapur me doza kokaine. Në momentin që forcat i janë afruar në zonën e Astirit, ai tentoi t’i përplaste në përpjekje për t’u larguar.

Në pamje të parë, duket një ngjarje e parëndësishme, por Siciljan Cakraj konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai pritet të dalë nesër përpara Gjykatës së Tiranës, ku gjyqtari Edvan Veçani do të vendosë për fatin e tij.

Ndërkohë, babai po përballet me drejtësinë për krimin tronditës të vrasjes së Dobrës.

Vëllezërit Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjoka e sulmuan atë në kafazin prej xhami në GJKKO, duke pretenduar se ai ka thënë të pavërteta kundër tyre, duke i implikuar në vrasjen makabre të 23-vjeçarit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme