Kronika 15 August 2026, 19:09 Nga VNA

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, Apeli nxjerr nga qelia producentin Petri Bozo

Ndaje në Whatsapp
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, Apeli nxjerr nga

 

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj regjisorit dhe producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest në shtëpi”. Gjykata ka urdhëruar njëkohësisht lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

Bozo ndodhej në paraburgim prej fundit të muajit maj, pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e 25 majit 2026 në fshatin Mengël, në aksin Elbasan–Librazhd, ku automjeti që drejtonte përplasi për vdekje një fëmijë 7-vjeçar.

I mituri, nxënës i klasës së parë, ndodhej pranë shkollës së fshatit Mengël së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë. Ai u godit nga automjeti i drejtuar nga Bozo dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, Bozo u arrestua dhe më 28 maj Gjykata e Elbasanit vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Prokuroria e Elbasanit e heton për veprën penale të parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal, që lidhet me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

Mbrojtja e producentit e kundërshtoi që në fillim masën e arrestit në burg, duke kërkuar një masë më të butë sigurie.

Edhe një ankim i mëparshëm nuk pati sukses. Më 16 korrik, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit dhe Bozo vijoi të qëndronte në paraburgim.

Më pas, mbrojtja iu drejtua sërish gjykatës me kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa u shqyrtua fillimisht në Elbasan, ku u rrëzua, duke u lënë në fuqi “arresti në burg”.

Pas ankimit të këtij vendimi, çështja mbërriti përsëri në Gjykatën e Apelit. Këtë herë gjykata vlerësoi ndryshe kushtet për vazhdimin e masës së sigurimit dhe vendosi që Bozo të largohet nga paraburgimi.

Me vendimin e marrë më 15 gusht, “arresti në burg” është zëvendësuar me “arrest në shtëpi”, ndërsa është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i Petri Bozos nga qelia.

Hetimi penal për aksidentin me pasojë vdekjen e 7-vjeçarit vijon. Ndryshimi i masës së sigurimit lidhet vetëm me kushtet në të cilat Bozo do të qëndrojë gjatë procedimit dhe nuk përbën vendim përfundimtar për përgjegjësinë e tij penale.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme