Kronika 15 August 2026, 18:05 Nga VNA

Tentoi të vriste 50-vjeçarin jashtë lokalit në Elbasan, arrestohet Poli Borici dhe sekuestrohet pistoleta

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të vriste 50-vjeçarin jashtë lokalit në Elbasan,

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se tentoi të vriste me armë zjarri një 50-vjeçar në ambientet e jashtme të një lokali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Sipas Policisë, shtetasi Poli Borici 52 vjeç, dyshohet se tentoi të qëllonte me pistoletë shtetasin Ermir Bitoci alias Këndezi., 50 vjeç.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në kuadër të operacionit të koduar “Reagimi”, 52-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua.

Policia bëri të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar edhe pistoletën që dyshohet se u përdor gjatë tentativës për vrasje.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të plagosur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat, motivin e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme