Kronika 16 August 2026, 08:53 Nga VNA

Hetimet për Ballukun, dy ish-vartësit e saj, Gjyli e Berberi kërkojnë të dalin nga arresti shtëpiak

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për Ballukun, dy ish-vartësit e saj, Gjyli e Berberi

Erald Elezi, ish-administrator i KESH, dhe Gentian Gjyli, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, bashkë të pandehur me Belinda Ballukun, për abuzime me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, do të dalin javën e ardhshme para Gjykatës së Posaçme, për rivlerësimin e masës së sigurisë. Të dy ndodhen në arrest shtëpie, por përmes avokatëve kanë përgatitur kërkesat për shfuqizimin e kësaj mase, me argumentin se ka kaluar afati 6-mujor, e për rrjedhojë nuk ka më efekt. Javën e ardhshme pritet të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese. Nëse ata lirohen nga arresti shtëpiak, i vetmi nga dosja Balluku që është nën masë arresti me burg është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, por ai akuzohet edhe për vepra të tjera të rënda penale të shkëputura nga dosja Balluku. Lidhur me hetimet për ish-zv.kryeministren, SPAK po ndjek gjurmët e pasurisë së saj e për këtë arsye 3 javë më parë ushtroi kontrolle me vendim të GJKKO në vila luksoze në Palasë, në banesa e zyra. Balluku po hetohet për korrupsion e pastrim parash, si dhe është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për tenderin që lidhet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, si dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Hetimet për dosjen janë shtyrë deri më datë 20 tetor.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme