Kronika 17 August 2026, 10:41 Nga VNA

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë

Arrestohet në afërsi të banesës së tij në Zallë, i shumëkërkuari Ylli Zalla. Ai u kap në orën 5 të mëngjesit nga forcat RENEA dhe ishte i pajisur me kallashnikov me 3 krehëra fishekësh. Dje iu vendos tritol në derën e banesës dhe iu dogj makina. Policia deklaroi se ka dyshime se e ka vendosur vetë dhe, në kundërpërgjigje, ai u shfaq para shtëpisë duke akuzuar policinë.

Ylli Zalla u shpall në kërkim në nëntor 2025, pasi në banesën e tij u zbulua një arsenal armësh gjatë hetimeve për atentatin te rrethrrotullimi i Rinasit, ku u vra Gilando Dani, krahu i djathtë i Shullazit, dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri.

Më 20 shkurt 2026, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall, i cili dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit Zalla. Ai dyshohet se furnizonte grupet kriminale me armë.

Pas arrestimit të Zallës reagoi Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor ‘Fundi i Arratisë’, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”, njoftoi MB.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme