Kronika 18 August 2026, 07:00 Nga JJ

Vrasje në Ksamil, 20-vjeçari francez gjendet i pajetë në shezlongët e plazhit

Ndaje në Whatsapp
Vrasje në Ksamil, 20-vjeçari francez gjendet i pajetë në

 

Një shtetas i huaj është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Ksamil. Viktima është një 20-vjeçar francez, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 05:15, kur në shezlongët e plazhit, përpara një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, i riu dyshohet se është goditur për vdekje me mjet prerës, thikë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Si autor i dyshuar është identifikuar shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili dyshohet se ka goditur 20-vjeçarin me thikë dhe është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e 29-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Detaje të tjera priten në vijim.

 

Njoftimi i policisë

 

Ksamil/Informacion paraprak

Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme