Kronika 17 August 2026, 16:58 Nga VNA

Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, ndryshon masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, ndryshon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, i dyshuar në kuadër të hetimeve për skandalin e ndërtimeve pa leje në Sarandë.

Nga masa “arrest me burg”, Apeli ka vendosur që Bashllari të hetohet në masën “detyrim për paraqitje”, duke e liruar kështu nga qelia.

Ish-drejtuesi i Komisariatit të Sarandës po hetohet nën dyshimin se ka marrë ryshfet për të lejuar një ndërtim pa leje.

Vendimi i Apelit vjen në kuadër të hetimeve për shkeljet e dyshuara lidhur me lejimin dhe mbrojtjen e ndërtimeve të paligjshme në qytetin bregdetar. Hetimet për rastin vijojnë për të dokumentuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme