Kronika 18 August 2026, 16:53 Nga VNA

Elbasan, gjykata lë në burg Poli Boriçin, akuzohet për tentativë vrasjeje

Ndaje në Whatsapp
Elbasan, gjykata lë në burg Poli Boriçin, akuzohet për

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Poli Boriçin, i dyshuar për tentativën e vrasjes së një shtetasi me armë zjarri, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua mesditën e 18 gushtit, ndërsa Boriçi u paraqit para gjykatës, i shoqëruar nga avokati i tij.

Sipas akuzës, konflikti mes personave ka përshkallëzuar dhe Boriçi dyshohet se ka përdorur armë zjarri. Pas ngjarjes, ai u ndalua nga Policia dhe tashmë do të qëndrojë në paraburgim gjatë vijimit të hetimeve.

Në seancë, Boriçi ka deklaruar se nuk kishte qëllim ta vriste personin, por vetëm ta frikësonte, pasi, sipas tij, ndihej i kërcënuar prej tij.

Gjykata ka shqyrtuar materialet e administruara deri në këtë fazë, ndërsa Prokuroria ka kërkuar një masë sigurie për garantimin e vijimit të hetimeve.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit, ndërsa pritet të analizohen dëshmitë e personave të pranishëm në lokal dhe provat e tjera të administruara.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme