Kronika 19 August 2026, 19:02 Nga VNA

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Po monitorojmë rastin, ende nuk kemi informacion zyrtar

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Po

Qeveria portugeze ka reaguar lidhur me vrasjen e turistit 20-vjeçar në Ksamil, duke bërë të ditur se po ndjek nga afër rastin dhe është në kontakt me autoritetet shqiptare.

Raquel Trindade, përfaqësuese e zyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë, deklaroi se deri më tani autoritetet portugeze nuk kanë marrë informacion zyrtar mbi rrethanat e ngjarjes apo mbi hetimet që po zhvillohen në Shqipëri.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që humbi jetën në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës sonë në Romë, si dhe konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, deklaroi Trindade për median portugeze “Renascença”.

Ajo theksoi se, për momentin, autoritetet portugeze ende nuk kanë një informacion të plotë dhe zyrtar mbi atë që ka ndodhur.

“Dimë nga mediat lokale se ka pasur arrestime, por për momentin ende nuk kemi informacion përmes rrjetit tonë”, shtoi Trindade.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme siguroi se institucionet portugeze do të vazhdojnë ta ndjekin çështjen, si në komunikim me autoritetet shqiptare, ashtu edhe në raport me familjarët e viktimës.

Turisti portugez, 20 vjeç, humbi jetën në Ksamil pasi dyshohet se u godit me thikë gjatë një konflikti. Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme