Kronika 20 August 2026, 12:56 Nga VNA

'Maskat i kam qejf, i përdor për Halloween', 32-vjeçari mohon grabitjen e argjendarisë në Paskuqan

Ndaje në Whatsapp
'Maskat i kam qejf, i përdor për Halloween',

32-vjeçari Argys Kalasi i akuzuar për grabitjen në një argjendari në Paskuqan ka hedhur poshte akuzat për përfshrirje në këtë ngjarje. Para gjykatës, ku doli për masën e sigurisë ai tha se nuk ka lidhje me grabitjen. Për maskën e gjetur, ai dha versionin e tij duke u shprehur se maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloëeen.

 

“Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloëeen, pasi festoja i hidhja poshtë. Kjo mund të jetë një nga ato maskat!”. Kështu deklaroi në sallën e gjyqit Argys Kalasi, 32-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë për grabitjen e një argjendarie në Paskuqan. Ai doli para gjykatës, ku edhe u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e grabitjes me armë. Kalasi mohoi para gjykatës të kishte lidhje me ngjarjen e 5 gushtit. Por prokuroria pretendon se ka prova që e implikojnë në krim, përfshirë dhe motorrin që përdori për të kryer grabitjen që u gjet në liqenin e Paskuqanit.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme