Kronika 20 August 2026, 12:01 Nga VNA

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Policia aksione në Vorë, Tiranë e Kukës për kapjen e pronarit të “Principotes” dhe Daniel Gjanës

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Policia aksione në Vorë,

Policia aksion në Vorë, zona të tjera të Tiranës dhe Kukës për arrestimin e Bekim Bulicës, pronarit të lokal Principotes dhe Daniel Gjanës alias Heurteven, të shpallur në kërkim pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil.

“Kemi dyshime se Danial Gjana mund të fshihet në Vorë, për shkak se banon atje”, tha një burim. Ndërsa Bulica, shtoi më tej burimi, ka lidhje në Kukës. “Nuk përjashtojmë as mundësinë që të jetë larguar në drejtim të Kosovës”, shtoi më tej zyrtari i policisë.

Bulica, pronar i Principores, është shpallur në kërkim, pasi ka qenë në lokal kur ka nisur sherri mes Daniel Gjanës dhe grupit të turistëve dhe më pas ndodhi vrasja dhe nuk ka njoftuar. Ndërsa Daniel Gjana alias Heurteven akuzohet për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim, pasi e ka goditur me grushte 20-vjeçarin portugez. Deri më tani aksionet nuk kanë dhënë rezultat.

Për vrasjen e portugezit është arrestuar autori i dyshuar, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, një personazh i skeduar për disa krime, si dhe 10 persona të tjerë, përfshirë Miosid Matushaj, punonjës policie; Luciano Seferi, polic në burgun e Fierit dhe Romeo Shehu, polic bashkiak në Gjirokastër. Në mesin e të arrestuarve janë dhe dy shtetas turq, në bagazhin e makinës së të cilëve u arrestua Sokrat Vata në përpjekje për t’u arratisur.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme