Kronika 22 June 2025, 10:40 Nga VNA

Kallëzimi i Haklajve për Sali Berishën, GJKKO: S’ka prova kundër ish-kryeministrit për vrasje

Ndaje në Whatsapp
Kallëzimi i Haklajve për Sali Berishën, GJKKO: S’ka prova

Me argumentin se nuk është i bazuar në ligj dhe në prova, Gjykata e Posaçme vendos të rrëzojë ankimimin e bërë nga Shota Haklaj dhe Vjollca Haklaj, të cilat akuzonin ish-kryeministrin Sali Berisha.

Dy gratë e denoncuan në SPAK kreun e PD-së për akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe organizatës kriminale lidhur me ngjarjen e ndodhur më 8 maj 2002 ku mbetën të vrarë Elez dhe Cen Haklaj.

SPAK kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal për kreun e PD-së, por përmes avokatit dy denoncuesit e goditën këtë vendim në gjykatë.

Gjyqtari i posaçëm Bib Ndreca, pasi shqyrtoi çështjen vendosi: “Rrëzimin e ankimit të ankueseve Shote Haklaj dhe Vjollca Haklaj me objekt: ‘Ankim kundër vendimit të: Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Nr.11919 Prot./E.N, datë 07.04.2025, për mosfillimin e procedimit penal në lidhje me kallëzimin penal nr.57, datë 21.03.2025 për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” të parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal, “Organizatë kriminale”, të parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, lidhur me ngjarjen e datës 8 maj 2002, në Tropojë ku janë vrarë shtetasit Elez dhe Cen Haklaj’, si të pabazuar në ligj dhe në prova.”

Pjesëtarë të familjes Haklaj kanë akuzuar prej më shumë se dy dekadash Sali Berishën për rolin e tij që pati në ngjarjet e përgjakshme në Tropojë ku janë shkaktuar dhjetëra viktima. Por, asnjëherë ndaj ish-kryeministrit nuk është çelur një akuzë zyrtare.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme