Bota 22 May 2025, 15:35 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë rrëzon kërkesën për anulimin e zgjedhjeve presidenciale

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë rrëzon kërkesën për

 

BUKURESHT, 22 maj (Reuters) – Gjykata Kushtetuese e Rumanisë tha të enjten se kishte rrëzuar njëzëri një kërkesë për anulimin e zgjedhjeve presidenciale të 18 majit, të fituara nga kryebashkiaku centrist i Bukureshtit, Nicușor Dan.

Kandidati i ekstremit të djathtë, George Simion, i cili doli në krye gjatë raundit të parë të votimeve më 4 maj, kishte paraqitur kërkesën duke pretenduar ndërhyrje nga Franca dhe Moldavia.

Autoritetet zgjedhore dhe vëzhgues të pavarur kanë deklaruar se zgjedhjet ishin të organizuara mirë. Gjykata Kushtetuese, e cila tha se sfidimi i Simionit ishte i pabazë, do të certifikojë zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të enjten, me praninë e Dan-it.

Gjykata kishte anuluar zgjedhjet fillestare presidenciale të Rumanisë gjashtë muaj më parë për shkak të dyshimeve për ndërhyrje nga Rusia – që mohohet nga Moska – në favor të kandidatit të ekstremit të djathtë Calin Georgescu. Ky i fundit u ndalua nga pjesëmarrja në përsëritjen e zgjedhjeve.

Kriza institucionale që pasoi – përfshirë rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Social Demokratët – bllokoi përpjekjet për të ulur deficitin buxhetor të Rumanisë, më i larti në Bashkimin Evropian, dhe shkaktoi pasiguri në tregjet financiare.

Aleatët evropianë dhe investitorët e Rumanisë e mirëpritën fitoren e Dan-it ndaj euroskeptikut Simion, i cili ka quajtur anulimin e votimit fillestar në fund të vitit të kaluar një “grusht shteti” dhe mori stafetën nga Georgescu.

“Gjykata Kushtetuese e ka vazhduar grushtin e shtetit duke rrëzuar apelimin tonë,” tha Simion në rrjetet sociale të enjten, duke reaguar ndaj vendimit. “E vetmja gjë që na mbetet është të vazhdojmë të luftojmë.”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme