Kronika 30 June 2026, 13:45 Nga VNA

Afera 5D / Apeli i Posaçëm liron nga burgu ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato

Ndaje në Whatsapp

vsdfvdfvd.webp

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për Mariglen Qaton, i cili po gjykohet për atë që njihet si afera “5D”. Nga “arrest në burg”, ish-zyrtari është kaluar në masën e “arrestit në shtëpi”.

Në vitin 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi kërkesën e Redi Mollës, duke e liruar nga qelia dhe duke e vendosur në “arrest shtëpie” për shkaqe shëndetësore, ndërsa Taulant Tusha u lirua me masën e detyrimit për paraqitje.

Tre ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, të cilët konsiderohen si të besuarit e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me zyrtarë të tjerë, akuzohen për vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë, në lidhje me dosjen “5D”.

SPAK ka kërkuar dënim me 11 vite burg për Redi Mollën, 9 vite për Mariglen Qaton, si dhe një dënim plotësues për ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.

Për Taulant Tushën është kërkuar dënim me 4 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në tre raste; për të pandehurin Enton Punavija 3 vite burg, për Julian Zanajn 3 vite burg, për Albano Jankun 2 vite heqje lirie, ndërsa për biznesmenin Nestor Muhametllari 7 vite burgim.

Sipas SPAK, Redi Molla dhe Mariglen Qato zotëronin në mënyrë të tërthortë kompaninë “5D” dhe e furnizonin atë me tendera të Bashkisë, ku ata ushtronin funksionet e tyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme