Kronika 30 June 2026, 10:00 Nga VNA

Arrestohet Emiljano Nina, eksponent i grupit të Ervis Martinajt, kapet i armatosur te shtëpia e Ilir Selmanit

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet Emiljano Nina, eksponent i grupit të Ervis Martinajt, kapet i

Emiljano Nina, kushëriri i mbretit të kumarit të zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj, është vënë në pranga nga policia bashkë me një person tjetër. Nga të dhënat paraprake rezulton se Nina, është arrestuar pranë shtëpisë së Ilir Selmanit. Ky fundit është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një prej njerëzve të besuar të Martinajt. Por, pak ditë më parë Selmani u lirua nën masën e “arrestit në shtëpi” nga Gjykata e Apelit të Posacëm, për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit.

Nina është një eksponent i njohur për policinë, pasi arrestuar në maj të vitit 2023 në zonën e 5 Majit në Tiranë disa muaj pas një aksidenti Diga e Liqenit. Arsyet se përse Nina gjendej tek shtëpia e Selmanit mbeten të paqarta, por fakt është që palët janë në konflikt.

Për t'u kthyer tek Santiago Malko, duhet theksuar se ish-polici është konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Malko u ekzekutua më 27 gusht 2019 në Tiranë. Për vrasjen e ish-policit është akuzuar klani kriminal Duka, që drejtohet nga Leonard Duka. Duka dhe Martinaj ishin në përplasje për pazaret që lidhen me lojërat e fatit.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road”.

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, si pasagjer në një motomjet, në rrugën “Fitnete Rexha”, vihet në pranga 21-vjeçari.

Në pranga edhe drejtuesi i motomjetit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion. 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Road”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Fitnete Rexha”, u ndalua për kontroll një motomjet me të cilin lëviznin shtetasit E. N., 31 vjeç, drejtues dhe
 E. H., 21 vjeç, pasagjer.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit E. H., në çantën që mbante në sup, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë sëbashku me municion, të cilën dyshohet se e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 21 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, si dhe i shtetasit E. N., 31 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme