Kronika 29 June 2026, 14:25 Nga VNA

Dosja e SPAK/ Shpëtim Aliu kishte dy nipat krahë të djathtë në trafikimin e tonelatave kokainë. Zbardhet roli i Naldi Yzeiraj dhe Oklid El Ouejdit në organizatën kriminale

Ndaje në Whatsapp

fvfvdfdv.png

Shpëtim Aliu kishte bërë pjesë të organizatës kriminale njerëzit më të afërt të familjes. Krahas vëllait Isa Aliu, i cili merrej me menaxhimin dhe pastrimin e parave të kokainës, vlera përllogaritet në 30 milionë euro në më pak se dy vite, Shpëtim Aliu bashkëpunonte ngushtë me dy nipat e tij, Oklid Ej Ouejldi alias Oklid Aliu alias Oklid Dalipi si dhe Naldi Yzeiraj.

Konkretisht, Naldi Yzeiraj, sipas SPAK, merrej me ngarkesat e kokainës në kontejnerë në portin e Ekuadorit me destinacion Europën.

Teksa komunikon në Sky ECC me dajën e tij Salvatore Aliu alias Shpëtim Aliu, Naldi Yzeiraj i dërgon foto të pakove me kokainë që janë me shënime të ndryshme. “2221 janë gjithsej”, shkruan ai, mesa duket duke nënkuptuar numrin e pakove me kokainë.

“21 bëj me shkronjë T, TRO”, i përgjigjet Shpëtim Aliu. “Kur t’i heqim një e nga një, po bëjmë me shkronjën T”, shkruan Yzeiraj. Sipas SPAK, pakot me shkronjën T ishin nisur për llogari të Eldi Dizdarit, alias Denis Matoshit.

Shpëtim Aliu komunikon edhe me nipin tjetër, Oklid Ej Ouejdi. Në një moment, El Ouejdi ankohet se puna e tij ka rënë, çka nënkupton sekuestrimin e ngarkesës nga autoritetet.

“Kjo ra në Ekuador. 2 ton. S’e di, ters i madh. Kishim shpresa te kjo që do dilte”, shkruan Ej Ouejdi, duke iu referuar ngarkesës prej 2010 kg që u sekuestrua më 6 qershor 2020 në portin e Guayaquil në Ekuador, që kishte si destinacion Holandën.

Më tej, Ej Ouejdi shkruan: “Zot shnet, po hë. Por s’është shkrujt me bë lekë. Naldi (Naldi Yzeiraj) ka me vra veten 120 mijë euro minus”. Ej Ouejdi flet me një person të paidentifikuar për një ngarkesë tjetër të sekuestruar po në të njëjtën datë, 06.06.2020, në Holandë. Ai thotë të mos flasin më për “kapje”, sepse në mes ka hyrë DEA, e cila ka lidhur të dyja punët.

“Ok, la, mos fol me njeri për këtë punë, që janë kap, se paska hyrë DEA. Kanë lidhur të dyja punët. Keq situata. Amerika, edhe këtu edhe atje. Mos fol me njerëz, duhet me e mohu, s’është e jona”, shkruan El Ouejdi personit të paidentifikuar.

Sipas SPAK, Naldi Yzeiraj identifikohet si krahu i djathtë i dajës së tij, Shpëtim Aliu, në Ekuador. Ai është përgjegjës për operacionet në terren dhe financat. Me porosi dhe orientim të dajës së tij, Shpëtim Aliu, Naldi Yzeiraj mbante kontakte të rregullta me lidhjet ekuadoriane të këtij grupi kriminal, si dhe me kushërinjtë e tij në Europë, të cilët shisnin pjesën e tij të kokainës. Yzeiraj mësohet se ka pasur dijeni edhe për vendndodhjet e magazinave në Guayaquil apo vende të tjera në Ekuador ku operonte Shpëtim Aliu. Naldi Yzeiraj ka qenë përgjegjës edhe për financat e Salvatore Aliut, duke mbajtur shënim paratë e nisura drejt Ekuadorit, sasitë e trafikuara të kokainës, etj.

Oklid El Ouejdi alias Oklid Dalipi alias Oklid Aliu, i thirrur si “Kici”, është një ndër personat kryesorë të drejtuar nga daja i tij, Shpëtim Aliu. Ai dyshohet të jetë personi përgjegjës për pritjen dhe më pas shpërndarjen e ngarkesave me kokainë në Europë të dërguara nga daja i tij, Salvatore Shpëtim Aliu. Kokaina magazinohej nga El Ouejdi në shtëpi të sigurta e më pas përpunohej dhe shpërndahej në vende të tjera të Europës si Gjermani, Itali, Francë, Zvicër apo Angli.

“Perandoria” e drogës së drejtuar nga Shpëtim Aliu u godit pak ditë më parë nga SPAK, ku u firmosën 10 urdhër-arreste.

Organizata e Aliut furnizonte me kokainë grupet kriminale të drejtuara nga Armando Pacani, Eldi Dizdari, Dritan Gjika, Sokol Bibaj dhe vëllezërit Aleks alias Shkëlqim dhe Jetmir Pepaj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme