Kronika 30 June 2026, 12:59 Nga VNA

Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO shpall fajtor kimistin kolumbian

Ndaje në Whatsapp

fgfgbgbf.jpg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli fajtor dhe dënoi Saimir Rosales Rodriguez, kimistin kolumbian të laboratorit të Frakullës në Fier.

Ai u cilësua fajtor për veprat penale “trafikim i narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, si dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Saimir Rosales Rodriguez është arrestuar në Ekuador, por ende nuk është bërë ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Rodriguez u shpall në kërkim pasi SPAK zbuloi laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, në banesën e ish-kryekomunarit Viktor Çervanaku. Sasia prej 480 kilogramësh kokainë fshihej në pleh artificial, dhe Rodriguez do të kryente ekstraktimin e saj.

Më herët, për laboratorin e Frakullës janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me 89 vite burg ish-kryekomunari i Frakullës, Viktor Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku, vëllai Zenel Çervanaku, si dhe Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Redion Meshi, Enxhi Ferhati, Marildo Rama, Bledar Matoshi dhe Julian Malaj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme