Kronika 13 July 2026, 17:19 Nga VNA

GJKKO kthen sërish në SPAK dosjen ndaj Elvis Roshit, kërkon saktësimin e akuzës

Ndaje në Whatsapp

ë]ë[ë].jpg

GJKKO ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Rudina Palloj, e cila, pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve në seancë, i kërkoi SPAK-ut të saktësojë akuzën e ngritur ndaj ish-zyrtarit. Edhe më herët, gjykata i kishte lënë detyrë prokurorisë të korrigjonte mënyrën e formulimit të akuzës.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i Roshit, Andi Skënderi, argumentoi se konkluzionet e prokurorisë, kohëzgjatja e hetimeve dhe ngritja e akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedurale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Gjykata nuk bëri publike arsyetimin mbi detyrat e lëna për SPAK-un, ndërsa motivacioni i plotë i vendimit pritet t'u komunikohet palëve pas zbardhjes së tij.

Sipas akuzës, Elvis Roshi dyshohet se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me dy procedura prokurimi të zhvilluara gjatë vitit 2014, njëra prej të cilave kishte si objekt shërbimin e pastrimit të qytetit të Kavajës. Hetimet janë mbështetur edhe në një audit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ka konstatuar një dëm ekonomik të vlerësuar në rreth 33 milionë lekë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme