Kronika 13 June 2026, 16:17 Nga VNA

Gener 2 reagon pas incidenteve në Rrjoll: Autorët e dhunës të dalin para drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Gener 2 reagon pas incidenteve në Rrjoll: Autorët e dhunës

Shoqëria Gener 2 ka reaguar ashpër pas incidenteve të përsëritura në kantierin e projektit turistik në Rrjoll, duke dënuar aktet e dhunës, vandalizmit, shkatërrimit të pronës private dhe presionin ndaj punonjësve.

Në një deklaratë publike, kompania shprehet se punonjësit janë vendosur në një situatë të rëndë sigurie si pasojë e ngjarjeve të fundit, ndërsa thekson se sulmet ndaj kantierit janë të papranueshme dhe cenojnë veprimtarinë e ligjshme të biznesit.

Gener 2 ka kritikuar gjithashtu institucionet ligjzbatuese dhe Policinë e Shtetit, duke i akuzuar për një qasje joprofesionale ndaj situatës. Sipas kompanisë, aktet e vandalizmit janë zhvilluar në prani të forcave të policisë, pa një reagim të mjaftueshëm për të rivendosur rendin dhe për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.

Kompania u ka bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë ngjarjen dhe të vënë përpara drejtësisë autorët, organizatorët dhe financuesit e akteve të dhunës.

Reagimi

Shoqëria Gener 2 dënon me forcë aktet e dhunës, vandalizmit dhe shkatërrimit të pronës private të ndodhura në mënyrë të përsëritur në kantierin e Rrjollit, ku po jetëzohet një prej projekteve kryesore të turizmit në veri të vendit.

Një grup individësh, të pajisur me mjete të forta, depërtuan në mënyrë të paligjshme në territorin privat të investimit, dëmtuan rrethimin e kantierit, shkatërruan asete të projektit, penguan aktivitetin e ligjshëm të punimeve dhe krijuan sërish një situatë të rëndë për sigurinë e punonjësve tanë.

Po aq shqetësues sa vetë sulmi është fakti se këto akte u zhvilluan për një kohë të konsiderueshme pa ndërhyrjen e nevojshme të forcave të rendit për të garantuar mbrojtjen e pronës private, sigurinë e punonjësve dhe zbatimin e ligjit.

Shoqëria Gener 2 dënon qasjen joprofesionale të Policisë së Shtetit, ku e gjithë skena e dhunës ndodhi përpara syve të efektivëve, pa reagimin e duhur për vendosjen nën kontroll të situatës.

Është e papranueshme që dhuna të tentohet të triumfojë mbi ligjin, ndërsa institucionet përgjegjëse të mos veprojnë me vendosmërinë që kërkon një shtet ligjor.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese që të identifikojnë pa vonesë autorët, organizatorët, financuesit dhe nxitësit e këtyre akteve dhe t’i vënë përpara përgjegjësisë ligjore.

Presim një hetim të plotë, transparent dhe të shpejtë, si dhe marrjen e masave konkrete për të garantuar që episode të tilla të mos përsëriten më.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme