Kronika 12 June 2026, 16:57 Nga VNA

Arrestohet biznesmeni Ilir Shtufi: U ndalua në Selanik, po udhëtonte drejt Turqisë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet biznesmeni Ilir Shtufi: U ndalua në Selanik, po udhëtonte

 

Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e biznesmenit Ilir Shtufi në kuadër të operacionit të gjerë të SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Sipas informacioneve, Shtufi është arrestuar në Selanik të Greqisë. Ai kishte planifikuar të udhëtonte drejt Turqisë dhe, sipas itinerarit të tij, pritej të kthehej në Shqipëri të hënën.

Ndërkohë, gjatë veprimeve hetimore, SPAK ka sekuestruar edhe telefonin celular të bashkëshortes së Shtufit, i cili pritet t’i nënshtrohet verifikimeve dhe ekspertizave në kuadër të hetimit.

Arrestimi i Shtufit vjen si pjesë e operacionit të zhvilluar nga SPAK, i cili goditi një rrjet të dyshuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit prej personave të përfshirë në dosje.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme