Kronika 12 June 2026, 23:22 Nga VNA

Nga Aruba te kullat e Tiranës: çfarë zbulon dosja e SPAK për skemën e pronave

Ndaje në Whatsapp

ffgbfgbfb.jpg

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme hedhin dritë mbi atë që në dosje është cilësuar si “takimi i Arubës”, ka ndikuar në fatin e dhjetëra projekteve që sot përbëjnë një pjesë të rëndësishme të panoramës urbane të Tiranës dhe vijës bregdetare shqiptare.

Sipas dosjes hetimore, takimet, komunikimet e koduara dhe transaksionet e pronave lidhen në një skemë të organizuar, ku pasuri të dyshuara si të përfituara përmes falsifikimeve apo të ardhurave nga aktiviteti kriminal futeshin më pas në qarkullimin e ligjshëm përmes sektorit të ndërtimit.

Prokuroria e Posaçme pretendon se personat nën hetim kanë përdorur metoda të ndryshme për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, duke krijuar tituj të pavërtetë pronësie ose duke rritur artificialisht sipërfaqet e tokave në zotërim. Më tej, këto prona copëzoheshin dhe tjetërsoheshin përmes shitjeve, shkëmbimeve apo dhurimeve, me qëllim vështirësimin e gjurmimit të origjinës së tyre.

Sipas SPAK, tokat më pas u transferoheshin subjekteve zhvilluese dhe ndërtuese, duke integruar në këtë mënyrë të ardhurat e dyshuara si të paligjshme me aktivitetin ekonomik formal.

Sipas dosjes hetimore, kjo skemë dyshohet se është zbatuar edhe në truallin pranë stadiumit “Air Albania”, në rrugën “Dervish Hima”, ku prokuroria pretendon se veprimet janë kryer nga Adrian Rama, Artur Shehu, Elton Memeti, Alfredo Hamzai dhe Ardian Zykaj, të paktën që nga viti 2017 e në vijim.

1111.PNG 2222.PNG

Sipas SPAK, në periudhën kur kanë nisur takimet e personave nën hetim në Spanjë (Majorka) dhe Aruba, kanë filluar të kryhen edhe veprimet përkatëse që lidhen me këtë skemë.

3333.PNG

Prokuroria pretendon se e njëjta mënyrë veprimi shtrihet edhe në vilat e kompleksit “Green Coast” në Palasë, në tokat e përdorura për zhvillimin e këtij projekti, si dhe në një sërë ndërtimesh të tjera në Tiranë dhe kompani të lidhura me personat nën hetim.

Sa i përket pronave në Zvërnec, SPAK shprehet edhe më qartë në kërkesën e pranuar nga GJKKO, duke deklaruar se ekzistojnë “dyshime të arsyeshme të bazuara në prova” se këto pasuri janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, përmes falsifikimit të dokumentacionit.

Sipas dosjes, pronat dyshohet se janë siguruar duke përdorur dokumente të falsifikuara, si për njohjen e pronësisë nga institucionet shtetërore, ashtu edhe për regjistrimin e tyre në kuadër të procedurave të trashëgimisë.

Në vendimin gjyqësor përmendet edhe dokumenti i njohur si “Regjistri i Daimit”, për të cilin, sipas prokurorisë, Gjykata e Lartë ka konstatuar në arsyetimin e saj se rezulton i falsifikuar. SPAK pretendon gjithashtu se toka në Zvërnec është zhvendosur artificialisht drejt vijës bregdetare dhe se mënyra e kalimit të saj tek Artur Shehu, përmes transaksioneve të ndryshme, tregon mekanizmin e përdorur për përfitimin e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës, me synim shitjen apo investimin e mëvonshëm.

Për këto arsye, GJKKO ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi fondet e përfituara nga transaksioni me kompaninë “Albania Land Development”, e administruar nga Redi Struga dhe në pronësi të dy vëllezërve Al Khayyat nga Katari.

Shuma e sekuestruar arrin në 128,354,437 euro dhe është e ndarë në tre pagesa. Gjykata ka urdhëruar bllokimin e menjëhershëm të saj, me argumentin se “ekziston një rrezik i lartë dhe konkret që këto pasuri të tjetërsohen, asgjësohen ose transferohen tek persona të tretë”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme