Bota 27 March 2025, 19:30 Nga VNA

Gazetari i BBC arrestohet dhe dëbohet nga Turqia sepse raportoi protestat kundër Erdogan

Ndaje në Whatsapp
Gazetari i BBC arrestohet dhe dëbohet nga Turqia sepse raportoi protestat

Korrespodenti i BBC-së në Turqi, Mark Lowen, u arrestua në Stamboll të mërkurën dhe më pas u dëbua nga vendi. Ai kaloi disa ditë në Turqi duke raportuar për protestat që shpërthyen pas arrestimit javën e kaluar të Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit.

Imamoglu aktualisht ndodhet në burg për akuzat për korrupsion që ai i mohon, ndërsa ai konsiderohet si kundërshtari më i madh politik i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Partia Popullore Republikane (CHP) e Imamoglu e ka zgjedhur atë si kandidatin e saj presidencial në zgjedhjet e vitit 2028.

“Këtë mëngjes autoritetet turke dëbuan korrespondentin Mark Lowen nga Stambolli pasi ai u ndalua në një hotel një ditë më parë dhe u mbajt për 17 orë,” tha BBC në një deklaratë.

Të enjten në mëngjes, atij iu dorëzua një dokument nga autoritetet turke ku thuhej se ai ishte dëbuar për shkak të vlerësimit se ai ishte një “kërcënim për rendin dhe paqen publike”.

“Është shumë shqetësuese që u ndalova dhe më dëbuan nga një vend ku kam jetuar më parë për pesë vjet dhe për të cilin kam një dashuri të tillë. Liria e medias dhe raportimi i pavarur janë thelbësore për çdo demokraci,” tha Lowen.

Deborah Turnes, drejtoreshë e BBC News, e konsideron dëbimin e tij një “incident jashtëzakonisht problematik” dhe shton se BBC do t’i drejtohet autoriteteve turke për këtë çështje.

Mijëra njerëz në të gjithë Turqinë u janë bashkuar protestave në rrugë dhe më shumë se 1,400 demonstrues janë arrestuar deri më tani.

Ata besojnë se arrestimi i Imamoglu është i motivuar politikisht, megjithëse Ministria e Drejtësisë thotë se gjyqësori është i pavarur.

Disa gazetarë u arrestuan, duke përfshirë një fotograf të Agence France-Presse dhe reporterë turq. Shumë prej tyre u liruan nga paraburgimi mëngjesin e së enjtes.

Aktualisht nuk po organizohen demonstrata gjatë natës, por partia e Imamoglu ka paralajmëruar një tubim të madh në Stamboll të shtunën.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme