Kripë dhe Piper 26 August 2024, 16:01 Nga VNA

Frika nga autizmi/ ISHP pranon rënien e vaksinimit nga fruthi dhe rubeola

Ndaje në Whatsapp
Frika nga autizmi/ ISHP pranon rënien e vaksinimit nga fruthi dhe rubeola

40 mjek ëpediatër, mjekë konsultorë, mjekë shkollash dhe çerdhesh, vaksinatorë të Qëndrave Shëndetësore në Kamëz dhe Shkozë po trajtohen nga UNICEF për t'i informuar akoma më shumë mbi komunikimit të stafit mjekësor me prindërit mbi ndryshimin e mitit ndaj vaksinës së Fruth Robeole Parotitit që shkakton autizëm. Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare, Programi i Vaksinimit, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, me mbështetjen e zyrës së #UNICEFAlbania, organizuan dy takime pune. Në këto takime u diskutua mbi arsyet e hezitimit dhe refuzimit ndaj vaksinave, gjë që rrezikon në shkallë globale sukseset e programeve të vaksinimit kundër sëmundjeve infektive, me vëmendje në vaksinën ndaj Fruth Rubeole Parotitit. Diskutimet u fokusuan në mënyrat e komunikimit të stafit mjeksor me prindërit, informacionin e nevojshëm dhe aftësitë e komunikimit që mundësojnë adresimin e shqetësimeve të prindërve dhe ndryshimin e mitit ndaj vaksinës së Fruth Robeole Parotitit që shkakton autizëm.

 

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme