Kripë dhe Piper 7 August 2024, 18:20 Nga VNA

Kosova kërkon ekstradimin për reperin, Elgit Doda, Çiljeta dhe Ronela Hajati shpërndajnë hashtag-un #menoizyn

Ndaje në Whatsapp
Kosova kërkon ekstradimin për reperin, Elgit Doda, Çiljeta dhe

Noizy, Elvana Gjata, Peggy Zina dhe Niko Makropoulos do të performonin në një lokal nate në Sarandë. Noizy do të mungojë në koncert pasi Policia e Kosovës njoftoi në një deklaratë publike që kërkonte ndihëm e qytetarëve për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e Noizyt dhe Dj të tij Crax. Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshoi urdhër arrest për ta.

Këngëtari dhe DJ i tij u kërkuan nga autoritetet kosovare pas sherrit të ndodhur në Pejë, në përfundim të koncertit të tyre, ku tiktokeri Medi Iseni u rrah brutalisht. Kujtojmë se dje Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. Sipas policisë së Kosovës, Stresi është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”.

Sot jam #MeNoizyn për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj pinës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standard”, shkruan Elgit Doda, që shfaqet si këngëtar dhe tekstshkrues.

Postimi i tij është shpërndarë nga shumë artistë, duke filluar nga Çiljeta, Bardhi, Blerim Destani, Ronela Hajati dhe disa të tjerë.

Se sa vlerë ka muzika dhe arti i Noizyt kjo mbetet çështje e shijeve personale të çdokujt. Por që të dalësh si avokat i një këngëtari që ka keqtrajtuar një person, i filmuar nga miqtë e tij në këtë akt të shëmtuar është më së paku injorancë dhe keqdashje. Pa folur pastaj për standartin “artistik” të vetë Noizyt dhe mbështetësve të dhunës ushtruar prej tij.

Video

Spanja ka nisur tri ditë zie pas një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore në historinë moderne të Evropës, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës, nën ndriçimin e fuqishëm të projektorëve, për të prerë vagonët e dëmtuar dhe për të nxjerrë viktimat nga rrënojat. Autoritetet bëjnë me dije se disa prej personave që humbën jetën ende nuk janë identifikuar.

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme