Kripë dhe Piper 12 July 2024, 23:09 Nga VNA

Një kryeministre origjinale si Giorgia Meloni…

Ndaje në Whatsapp
Një kryeministre origjinale si Giorgia Meloni…

Ajo është kryeministre e Italisë, e zonja, simpatike dhe ekspresive si askush tjetër më parë. Giorgia Meloni nuk i fsheh dot emocionet e saj edhe në takime të rëndësishme ndërkombëtare.

Kënaqësi, lodhje, bezdi… të gjitha pasqyrohen në këtë foto ku fytyra e kryeministres italiane ndryshon pas takimeve në një samit me liderët botërorë. Origjinale apo jo?

Video

Spanja ka nisur tri ditë zie pas një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore në historinë moderne të Evropës, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës, nën ndriçimin e fuqishëm të projektorëve, për të prerë vagonët e dëmtuar dhe për të nxjerrë viktimat nga rrënojat. Autoritetet bëjnë me dije se disa prej personave që humbën jetën ende nuk janë identifikuar.

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme