Kripë dhe Piper 5 August 2024, 15:43 Nga VNA

Krijon varësi/ Vendet e BE-së detyrojnë TikTok-un të heqë shpërblimin e përdoruesve

Ndaje në Whatsapp
Krijon varësi/ Vendet e BE-së detyrojnë TikTok-un të

Rrjeti social TikTok do të heqë funksionin e shpërblimeve të përdoruesve në aplikacionin e përdorur në Francë dhe Spanjë, pas presionit nga rregullatorët evropianë, thanë të hënën Bashkimi Evropian (BE) dhe kompania kineze.

Platforma TikTok Lite mbërriti në Francë dhe Spanjë – të vetmet vende të BE-së ku është e disponueshme – në prill të këtij viti. Përdoruesit mbi 18 vjeç mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat i shkëmbejnë me mallra si kuponë ose karta dhuratash (gift card) përmes një programi shpërblimi. TikTok Lite është një version më i vogël i aplikacionit popullor TikTok, i cili merr më pak memorie në telefonin tuaj të mençur dhe është krijuar për të punuar me një lidhje më të ngadaltë interneti.

TikTok u zotua ta heqë programin nga blloku 27-vendesh dhe të mos ekzekutojë. Sipas Komisionit Europian kjo është fitorja e parë e madhe për Aktin e Bashkimit Evropian për Shërbimet Digjitale (DSA), një ligj i ri gjithëpërfshirës që kërkon që firmat digjitale që operojnë në bllok të monitorojnë në mënyrë efektive përmbajtjen në internet për të mbrojtur përdoruesit nga efektet e dëmshme.

Komisioni nisi një hetim mbi aplikacionin Lite në prill për shqetësimet rreth efekteve “varësi” duke e detyruar TikTok-un të pezullojë përkohësisht programin.

Video

Spanja ka nisur tri ditë zie pas një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore në historinë moderne të Evropës, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës, nën ndriçimin e fuqishëm të projektorëve, për të prerë vagonët e dëmtuar dhe për të nxjerrë viktimat nga rrënojat. Autoritetet bëjnë me dije se disa prej personave që humbën jetën ende nuk janë identifikuar.

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme