Kripë dhe Piper 17 August 2024, 17:59 Nga VNA

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha nuk u lejua të fluturojë drejt SHBA pasi i foli shqip punonjësit të avionit në Mynih

Ndaje në Whatsapp
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha nuk u lejua të fluturojë

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka protestuar sot ndaj një punonjësi të kompanisë Lufthansa pasi është ndjerë e dhunuar psikologjikisht prej tij.

Në një postim në Instagram, Bebe Rexha me lot në sy thotë se i është drejtuar në shqip punonjësit të avionit duke i kërkuar biletën pasi ka menduar se është shqiptar. Pas kësaj punonjësi Lufthansës në aeroportin e Mynihut e ka ndaluar atë të fluturonë drejt SHBA.

Bebe Rexha ka qenë javët e fundit për vizitë në Kosovë dhe Shqipëri. Edhe pse e lindur në SHBA ajo flet shqip dhe në çdo rast tregon me krenari për origjinën e saj.

 

Video

Spanja ka nisur tri ditë zie pas një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore në historinë moderne të Evropës, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës, nën ndriçimin e fuqishëm të projektorëve, për të prerë vagonët e dëmtuar dhe për të nxjerrë viktimat nga rrënojat. Autoritetet bëjnë me dije se disa prej personave që humbën jetën ende nuk janë identifikuar.

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme